Opinion

Demokracia në rrezik

Nga: Sebastiano MAFFETTONE

Opinioni publik, që është baza e demokracisë, ka nevojë edhe ai për kohë, për maturi dhe për reflektim që të jetë i arsyeshëm. Kur një gjë e tillë nuk ndodh, atëhere kemi një problem të thellë për sferën publike dhe për demokracinë përfaqësuese, cilësia e së cilës varet pikërisht nga funksionimi i shëndoshë i sferës publike.

E kam takuar Kevin Spacey në Ravello – ku po xhironte një film lidhur me Al Gore – pak më shumë se një muaj më parë. Në atë moment ishte ndoshta aktori më popullor në botë. Tani praktikisht është thuajse asgjësuar. Nuk ka më agjent dhe zyrë shtypi, përzënie nga Netflix (ndoshta personazhi i tij tek seriali House of Cards do të vdesë), deri në një film lidhur me Paul Getty që po interpretonte do të zhirohen skena të reja që i përkasin me një aktor tjetër në vend të tij.

Gjithçka në harkun e vetëm pak javëve. Si pasojë e faktit që vetë Kevin Spacey ka ngacmuar seksualisht të rinj të ndryshëm në raste të shumta të jetës. Gjithçka në brendësi të njëfushate të mrekullueshme mediatike – e hapur në rastin e producentit amerikan Harvey Weinstein – kundër abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale. Herën e fundit që kam qenë në Barcelonë më është dukur një prej qyteteve më të qeta, më diellore dhe më të shijshme të planetit.

Kurse tani e dimë sesa është kaotike situate, me qytetin dhe Katalonjën në agjitacion të përhershëm, me kompanitë e mëdha që kanë selitë e tyre dhe me shtetin spanjoll pothuajse në uniform lufte në territory. Gjithçka brenda pak muajve. Si pasoja që një kërkese për pavarësi e menaxhuar në mënyrë katastrofike si nga katalanasit, ashtu edhe nga shteti qendror. Dy ndodhi këto që në pamje të parë duket se nuk kanë asnjë raport midis tyre.

Kështu do të mendojë secili prej jush pasi ka lexuar rreshtat e para e këtij artikulli. Kurse teza ime është në fakt se nuk mund të jemi të sigurtë për këtë palidhshmëri reciproke. Ndoshta një lidhje ka dhe përbëhet nga ajo që në anglisht quhet mobocracy (mobokraci), që do të thotë fuqi turme. Tani, mob është fjala që në anglisht përdoret për mafien tonë, për krimin e organizuar, por edhe për të aluduar për një turme për së largu kërcënuese. Në zhargonin e videolojërave në kompjuter, mob do të thotë ama edhe monstra të vogla, duke ju referuar armiqve të ndryshëm që kërkohet të eliminohen gjatë zhvillimit të një videoloje. Dhe është ku pushtim monstrash që sipas mendimit tim vë në raport me njëra tjetrën dy ndodhi në dukje shumë të ndryshme si rasti i ngacmimeve seksuale dhe revolta katalanase.

Diskutimi im, të kihet parasysh, nuk ka të bëjë me përmbajtjen: ngacmimet seksuale janë të turpshme dhe, jo domosdoshmërisht në formën aktuale, popujt kanë ndonjë të drejtë të vetëvendosin. Problem është ai i kërkimit të një lidhjeje të ndryshme midis dy këtyre ngjarjeve, të llojit: si është e mundur që opinion publik mund të ndryshojë, nganjëherë edhe në mënyrë marramendëse, në harkun e pak orëve?

Besoj se përgjigja është në mënyrën me të cilën rrjetet sociale – si Facebook, Instagram dhe Tëitter – influencojnë sistematikisht njerëzit, duke i eksituar dhe duka u radikalizuar ndjenjat më të thella të tyre. tashmë ndodh mjaft rregullisht në politikë. Kopertina e “The Economist” e javës së kaluar titullohej “Kërcënimi i rrjeteve sociale për demokracinë”. Dhe dimë për dyshimet e influencës së huaj, sidomos nga ana e Rusisë, ndaj fushatës së Trump.

Por problem është më i përgjithshëm dhe ndihmon që të shpjegohen shumë ulje ngritje të ndryshimeve të opinionit, nga pranvera arabe tek Brexit. Por fakti nuk ka të bëjë vetëm me politikën e madhe, por edhe me reagimet e përditshme dhe perceptimet e realitetit. Ajo që rrjetet sociale bëjnë nga kjo pikëpamje është se vënë në kontakt midis tyre persona që kanë opinion të forta, por jo domosdoshmërisht të bazuar mbi provën e fakteve në tërësinë e tyre, dhe që duan t’i shikojnë këto opinione të konfirmuara, jo të vëna në provë.

Fyerja, ekzagjerimi, radikalizimi, ekstremizmi janë format retorike më të përdorura për këtë lloj operacioni. Rezultati konsiston në krijimin e diskontinuiteteve të papritura dhe ndryshimeve të forta të opinionit publik. Si ai i aktorit dhe i rajonit nga ku kemi filluar. Por edhe duke e pranuar qetësisht profilin etik e rivendikimeve specifike të lidhura me to, nuk ka sesi të mos mbetesh i dyzuar nga spostimet e mëdha të opinionit që influencojnë kaq dramatikisht mbi jetët e njerëzve në mënyrë mjaft të shpejtë.
Rreziku implicit në fenomen duket qartë. Opinioni publik, që është baza e demokracisë, ka nevojë edhe ai për kohë, për maturi dhe për reflektim që të jetë i arsyeshëm. Kur një gjë e tillë nuk ndodh, atëhere kemi një problem të thellë për sferën publike dhe për demokracinë përfaqësuese, cilësia e së cilës varet pikërisht nga funksionimi i shëndoshë i sferës publike.

/Il Messagero)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button