Politika

Olta Xhaçka në Prishtinë: Takim me Haradinajn për sigurinë në rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale politike dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dyja shteteve, me fokus të veçantë mbrojtjen dhe sigurinë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast vlerësoi lart kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe globale si anëtare e NATO-s, që ka ndikim edhe për sigurinë e Kosovës.

Kosova llogarit në mbështetje të vazhdueshme te përvojat shqiptare në procesin e anëtarësimit në këtë institucion shumë të rëndësishëm të sigurisë globale.

Gjatë takimit, kryeministri theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, dhe mundësinë e thellimit të mëtejmë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, vlerësoi lart dinamikën e re qeverisëse të kryeministrit Haradinaj, duke thënë se Shqipëria do të jetë mbështetëse e fuqishme për Republikën e Kosovës, për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj, duke e mbështetur shtetin e ri në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe NATO-n.

U bisedua edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila do të mbahet në Korçë të Shqipërisë, për arritjen e marrëveshjeve konkrete dhe zbatimin e tyre, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button