Home / Politika / Basha: Operacioni u dekonspirua nga Xhafaj. Të largohet Rama

Basha: Operacioni u dekonspirua nga Xhafaj. Të largohet Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat tha se aksioni i arrestimit të kokave të policisë së Vlorës është dekonspiruar nga Fatmir Xhafaj, me “porosi të Edi Ramës”.

“Një gjë ju them me siguri që dekonspirimi i aksionit për arrestimin e kokave të policisë është bërë nga Fatmir Xhafaj, me porosi të Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Saimir Tahirin. Arsyeja është e qartë. Edi Rama nuk mund të lejojë arrestimin e njerëzve që mund të luanin rol në inkriminiminj e drejt për drejtë të Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës. Pas një studimi të hollësishëm do i bëhen të ditur medias dhe publikut që policia e shtetit dhe ministri ka funksionuar si një organizatë kriminale”, tha Basha.

Ai thotë se emergjencë kombëtare është lufta kundër krimit të organizuar dhe dekriminalizimit të qeverisë, dhe për kreun e PD-së, largimi i Edi Ramës është hapi i parë.

“Emergjenca kombëtare është lufta kundër krimit të organizuar dhe dekriminalizmit të qeverisë. Kjo të nisë me vettigun e ministrisë së Brendshme edhe qeverisë. Që të ndodhë kjo duhet një reformim tërësor i ministrisë së Brendshme dhe i policisë, të kryhet nga ekipe profesionale dhe integritet të pavarur. Ndaj hapi i parë është larigmi i Ramës nga kreu i qeverisë. Hapi i dytë do të jetë një proces i spastrimit të ministrisë së Brendshme, policisë për të pastruar këtë kancer që ka shtrirë tentakulat e veta në çdo ministri e deri në nivelet e larta politike. Gjendja është alarmante. Veprimi i parë është të çojë deri në fund hetimin që përfshin kokat e policisë në trafikun e drogës. Arrestimin një orë e më parë i Saimir Tahirit dhe kokave të policisë është dhe parathënia e një aksioni për pastrimin e politikës nga krimi”, tha Basha më tej.

Leave a Reply

%d bloggers like this: