Kronika

Sekuestrohet “Santa Kuaranta”; dhjetra efektivë në hotelin e Klement Balilit

Policia e Shtetit ndërhyri paraditen e së premtes në kompleksin “Santa Kuaranta” në Sarandë, në pronësi të familjes Balili.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi sekuestron preventive për mostjetërsimin e disa pronave të kësaj familjeje. Pjesë e kërkesës së organit të akuzës janë disa prona, si troje, dyqane, shtëpi private dhe disa apartamente në Sarandë.

Klement Balili, ish-kreu i Transporteve në qytetin bregdetar, vijon të jetë në kërkim policor prej më shumë se një viti për llogari të drejtësisë greke si dhe asaj shqiptare.

Ai ka arritur t’u shpëtojë disa operacioneve policore për kapjen e tij, ku dyshohet se ka patur edhe dekonspirim në radhët e uniformave blu.

Efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjitha dhomat dhe ambientet e Kompleksit Santa Kuaranta.

Emri i Klement Balilit u bë i njohur në maj të 2016-ës, ku pas një hetimi të DEA-s amerikane dhe autoriteteve greke ai cilësohej si kreu i një organizate kriminale të trafikimit të drogërave të forta nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në vendet e BE-së.

I njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili njihej edhe si një përson me njohje të forta dhe mbështetje politike në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button