Bota

Egjipt: Sulm terrorist në xhami, 184 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Të paktën 184 persona u vranë sot gjatë një sulmi në një xhami, nga persona të armatosur në veri gadishullit të Sinait, në territorin egjiptian, njoftoi televizioni shtetëror egjiptian.

“Mbi 100 persona janë plagosur gjithashtu në këtë sulm që shënjestroi besimtarët gjatë faljes së madhe të përjavshme”, sipas të njëjtit burim.

Sipas përgjegjësve, sulmuesit shpërthyen eksplozivë para se të hapnin zjarr në drejtim të besimtarëve në këtë xhami që ndodhet në një rajon ku autoritetet luftojnë degëzimin egjiptian të grupit Shteti Islamik (ISIS).

Territori egjiptian në Gadishullin e Sinait është shpeshherë skenë e sulmeve të grupimeve radikale për shkak të pranisë së dobët të shtetit në këtë rajon.

Një njoftim paraprak bënte fjalë për 155 viktima.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button