Home / Kosova / Rasti i MTPT-së: Gjykata liron Limajn dhe bashkëpunëtorët për pikat kyçe të aktakuzës

Rasti i MTPT-së: Gjykata liron Limajn dhe bashkëpunëtorët për pikat kyçe të aktakuzës

Pas tetë vjetësh procedurë gjyqësore gjykata sot Gjykata në Prishtinë shpalli të pafajshëm ish ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limajn, në katër pikat e para të aktakuzës.

Të akuzuarit, Fatmir Limaj, Endrit Shala e Nexhat Krasniqi u liruan nga pika e parë e aktakuzuës për krim të organizuar, të dytën për shpërdorim detyre si dhe për marrje ryshfeti.

I akuzuari tjetër Florim Zuka akuzohet për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi. Ai u lirua nga pika e pestë e akuzës.

Aktakuza lidhej me asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.
Aktualisht, Limaj është Zëvendës Kryeministër i Kosovës.

Limaj, ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar, gjatë kohës sa Limaj ishte ministër i Ministrisë së Transportit në vitin 2008.

Në fjalën e tij përfundimtare Fatmir Limaj, të mërkurën tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në korrupsion, pasi siç deklaroi ai, në fjalën e prokurorit në asnjë shkresë, e në asnjë dokument nuk është thënë se ka ndodhur ndonjë keqpërdorim gjatë kohës sa ai ka qenë ministër.

Gjithashtu, ai tha se i është bërë një gjyq publik, dhe se njerëz dhe disa media, nuk kanë lënë asgjë pa bërë në tendencë për të shkatërruar personalitetin e tij.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: