Home / Moda / 5 trendet më të mira në “London Fashion Week”

5 trendet më të mira në “London Fashion Week”

Ndërsa në New York mbizotëronte grimi minimalist, Londra ofroi krejt të kundërtën. Në pasarela trendet e bukurisë kanë ardhur në formën e buzëve të kuqe, syve ombre dhe artit të thonjve.

Ja këshillat e bukurisë të stilistëve në javën e modës në Londër:

Ombre për sytë

Një nga trendet më interesante të javës së modës ishin sytë ombre në sfilatën e Holly Fulton.

Flokët e kapura poshtë

Tek J.W. Anderson modeleve iu është bërë një bisht im ulët për të krijuar një linjë të pastër në kurriz.

Art thonjsh

Bini në sy duke praktikuar artin tek thonjtë në të njëjtat gisht ku vendosni edhe unazat.

Shkëlqyes buzësh i vendosur tek sytë

Tek Whistles, shkruan Anabel, artistja e grimit tha se aplikuan një shtresë të hollë me ton sysh ngjyrë gri ose argjend dhe më pas një shtresë shkëlqyesi buzësh për një pamje më të çrregullt.

Fytyra me shkëlqim dhe sy të rënduar me grim

Në sfilatën e Marios Schwab, artisti i grimit vizatoi vija të trasha gri në kockën e vetullës. Ai nuk e rëndoi syrin me panel, por këshilloi që pas aplikimit të pudrës të vendosni tek faqet një hidratues për shkëlqim ekstra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.