Politika

Deklarata e Pandeli Majkos, “në janar të hapim kufijtë”, reagon shtypi serb

Deklarata e ministrit të Shqipërisë për shqiptarët jashtë kufijve, Pandeli Majko, që të hapen kufijtë ndërmjet dy vendeve, ka nxitur reagim në Serbi.

“Me një janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko, duke folur edhe në emër të kryeministrit aktual, Edi Rama, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare.

Por, kjo sipas mediave serbe vlerësohet si provokim ndaj shtetit serb.
Gazeta serbe Blic, shkruan se Majko në këtë forum foli në emër të kryeministrit shqiptar Edi Rama, shkruan gazetametro.

Aty theksohet se në takim kanë marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidenti, Hashim Thaçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button