Bota

Kualicioni CDU-SPD dhe tre mundësi për qeverisje

Kryesia e CDU-së në krye me kancelaren Merkel do të bisedojë për koalicionet e mundshme. Tani ka tri mundësi për qeverisje, por asnjë nuk duket e sigurt.

Në mbrëmje mblidhen krerët e CDU-së, në selinë e tyre në Konrad-Adenauer-Haus, për të shikuar gjendjen më të re, pas dështimit të negociatave për krijimin e të ashtuquajturit, koalicioni Xhamajka (me liberalët dhe ekologjistët). Në këtë takim do të bisedohet edhe për takimin e ardhshëm mes krerëve të CDU Angela Merkel, CSU Hosrt Seehofer dhe SPD, Martin Schulz (SPD), i cili të entjen do të mbahet tek presidentin Frank-Walter Steinmeier.

Kancelarja Merkel dhe presidenti Steinmeier janë deklaruar kundër zgjedhjeve të reja. Por pas dështimit të bisedimeve për koalicionin “Xhamajka”, si mundësi mbeten: qeveria pakicë dhe koalicioni i madh, mes dy partive më të mëdha. SPD në fillim ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë e koalicionit të sërishëm me Merkelin, por tani ka shprehur gatishmëri për bisedime me CDU/CSU (gjë që në fillim e kishte refuzuar në mënyrë të prerë).

“Koalicioni i Unionit me SPD është varianti më i mirë për Gjermaninë – më i mirë se “Xhamajka”, zgjedhjet e reja apo qeveria pakicë”, thotë shefi i CSU Horst Seehofer për gazetën “Bild am Sonntag”. Seehofer kërkon që SPD të mos parashtrojë kërkesa para fillimit të bisedimeve. “Unë këshilloj SPD që të mos futet në negociata me pritje tepër të mëdha, por të jetë reale.” Ai mendon se nuk do të ketë koalicion të madh, pavarësisht se cili do të jetë çmimi.

Politikanët e Unionit nuk dëshirojnë të futen në ndonjë qeveri pakicë, sepse ajo do të varej gjithmonë nga votat e opozitës, thotë kryeministri i Hesenit, Volker Bouffier për gazetën “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”. “Një koalicion i tillë nuk do të zgjaste shumë, ndërsa në Evropë do të na konsideronin si të pa parashikueshëm.”

Të tjerët e kanë përzier m…

Kryetarja e grupit parlamentar të SPD në Bundestag, Andrea Nahles, ka paralajmëruar të rinjtë e kësaj partie, që të mos marrin qëndrime të përshpejtuara kundër një koalicioni të madh. Me dështimin e bisedimeve për koalicionin Xhamajka, është krijuar një situatë e re.

“Nuk e di se cili do të jetë rezultati i bisedimeve”, theksoi Nahles, ndaj “kritikat masive të socialdemokratëve të rinj janë të përshpejtuara”. Fillimi i bisedimeve nuk do të thotë se do të futemi automatikisht në koalicion. Prandaj nuk duhet bërë hapin e dytë para të parit. “Mendoj se duhet të presim deri javën e ardhshme, në mënyrë që të gjejmë një rrugëdalje pasi që të tjerët kanë përzier m… Në çfarë forme dhe çfarë konstelacioni do të marrim përgjegjësi, nuk dihet.”

Shumë socialdemokratë kanë kërkuar që SPD të futet në bisedime me kërkesa shumë të prera. Kryesuesja e femrave në SPD, Elke Ferner, kërkon nga CDU/CSU që femrat të kenë të drejtë të kthehen nga puna me orar të shkurtuar në punë me orat të plotë dhe të ndërmirren masa solidariteti. Kerkesa konkrete janë dëgjuar edhe nga politikanë të tjerë, që mund të çojë në konkludim se socialdemokratët do të futen në bisedime me kërkesa shumë më të prera se deri tani.

FDP dhe Të Gjelbërit kritikojnë njëri-tjetrin

Të Gjelbërit dhe FDP (liberalët) vazhdojnë të kritikojnë njëri-tjetrin për dështimin e bisedimeve për koalicionin Xhamajka. Ekologjistët janë pozicionuar gjatë fundjavës për një mandat të ri në opozitë. Ndërsa për dështimin e bisedimeve me CDU/CSU i kanë fajësuar liberalët. Ish-ministri i Mjedisit Jürgen Trittin tha se “FDP është një parti e djathtë e protestit”. Ndërsa përfaqësuesi i grupit parlamentar të liberalëve në Bundestag, Marco Buschmann, u përgjigj: “Trittin mendon se FDP është parti e djathtë. Shikuar nga perspektiva e tij, të gjithë janë të djathtë, sepse majtas nga ai ka vetëm një mur.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button