Kosova

Sulm në shtëpitë e dy pjesëtarëve të FSK-së në Zubin Potok. Haradinaj, akt i papranueshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një komunikate për media e dënoi sulmin me mjete shpërthyese mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), të komunitetit serb.

Sulmohen me mjete shpërthyese dy shtëpitë e pjesëtarëve të komunitetit serb të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), në komunën e Zubin Potokut, e cila ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, në një deklaratë për AA konfirmoi se gjatë natës janë hedhur dy mjete shpërthyese në dy shtëpi të ndryshme pronarët e të cilave janë serb, që të dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në komunën e Zubin Potokut.

Hoti bëri të ditur se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ai njoftoi se Policia e Kosovës po vazhdon ta hetojë rastin, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Ndërsa, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një komunikate për media e dënoi sulmin me mjete shpërthyese mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), të komunitetit serb, në këtë komunë.

Në këtë komunikatë të publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se kryeministri Haradinaj lidhur me rastin në fjalë ka theksuar se “Sulmi me mjete shpërthyese është akt i papranueshëm që cenon jetë njerëzish dhe synon të pengojë përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse dhe të mbajë në tension qytetarët e vendit”.

Sipas njoftimit, Haradinaj ka kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të kapin dhe të sjellin përpara drejtësisë autorët e sulmit, ndërkohë që u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të ndihmojnë autoritetet në zbardhjen e ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button