Home / roze / Edhe Rihanna viktimë e hakersave

Edhe Rihanna viktimë e hakersave

rihanna-bukurRihanna dhe Amber Heard janë shndërruar në viktimat e fundit të skandalit të fotove nudo të hakeruara. Dy imazhe “topless” të këngëtares u shfaqën në 4chan dhe Reddit, ndërsa aktorja amerikane ishte më e “goditura” me më shumë se 50 foto nudo të publikuara.

Një lajm i tillë vjen pas një vale të madhe fotosh nudo të VIP-ave të postuara online gjatë fundjavës. U postuan foto të Kim Kardashian, Vanessa Hudgens, Kate Bosworth dhe Hope Solo.

Ndërkohë, Gabrielle Union ka thënë se do kontaktonte me FBI-në pasi konfirmoi se fotot e saj nudo të postuara online ishin të vërteta.

Para tre javësh u postuan foto nudo të 100 personazheve të tjera të famshme, mes të cilave Jennifer Lawrence dhe Kate Upton.

Leave a Reply

%d bloggers like this: