Ekonomia

Sa biznese nga Shqipëria ushtrojnë aktivitetin në Kosovë/Bilancet mes dy vendeve

Numri i bizneseve shqiptare të regjistruara në Kosovë gjatë vitit 2016 është dyfishuar krahasuar me vitin 2015, ku numri i bizneseve të regjistruara në Kosovë raportohej të ishte 80.

Të dhënat janë bërë publike nga kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku ndër të tjera tha se në Kosovë operojnë 930 biznese nga Shqipëria, ndërkohë që në Shqipëri operojnë 600 kompani nga Kosova.

Rama foli edhe një herë për shkëmbimet tregtare, ku sipas tij gjatë viteve të fundit ato u 5 fishuan.

“Tregtia midis dy shteteve tona u pesëfishuan në 156 mln Euro. Viti aktual i ka të gjitha mundësitë të konfirmohet si viti më i suksesshëm në shkëmbimet tregtare edhe si një vit që konfirmon potencialin e jashtëzakonshëm për t’u rritur në këtë aspekt, duke kaluar përtej shifrës 200 mln euro”, tha kryeministri Rama.

Sa i takon, eksporteve dhe importeve kreu i qeverisë shqiptare tha se për periudhën janar-shtator, eksportet shqiptare u rritën mbi 15 mld lekë, ndërkohë që importet nga Kosova në 9 muajt e parë arritën në 6.1 mld lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button