Kosova

Zyrtarja e Pentagonit e ndryshon agjenden e Kryeministrit Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është detyruar që të anulojë vizitën e tij bashkë me dy qeveritë në Vlorë për t’u kthyer në Kosovë.

Kjo është bërë për shkak se Haradinaj ka në agjendë për sot në orën 17:00 një takim me zëvendësndihmës sekretaren e Mbrojtjes së ShBA-së, Laura Cooper.

Cooper kishte takim dje me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së në sektorin e sigurisë. Zëvendës-ndihmës Sekretarja, Laura Cooper, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në të gjitha fushat. Presidenti Thaçi shtoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është shumë e mirë dhe Kosova mbetet e angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon. “Po kultivojmë dialog të brendshëm dhe në nivel rajonal, veçanërisht me Serbinë”, u shpreh presidenti Thaçi.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button