Home / Kronika / Naço: Shkarkimi i Cefës, Shkelje në rastin e ‘Ina Ramës’ e ‘Magjistraturës’

Naço: Shkarkimi i Cefës, Shkelje në rastin e ‘Ina Ramës’ e ‘Magjistraturës’

nacoMinistri i Drejtësisë Nasip Naço i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, ka folur sot për ligjin e ri të KLD-së i cili ka hyrë në fuqi para pak ditësh. Sipas ministrit ky ligj nuk shkel Kushtetutën por lufton konfliktet e interesit, ndalon anëtarët e KLD-së të promovojnë vetveten.
“Kemi evidentuar disa shkelje nga KLD. Krerët e gjykatave emëroheshin në kundërshtim me ligjin. Dua të theksoj se ligji është konsultuar me të gjitha palët. Ligji për KLD është sipas Kushtetutës. Në ligj thuhet se nëse ngelet vendi i një kryetari vakant, KLD është e vendosur ta zëvendësojë brenda 3 muajsh. Mbledhjet e KLD si rregull të bëhen 1 herë në muaj, kemi kërkuar të luftojmë konfliktet e interesit në ndryshimet e bëra në ligj. Anëtarët e KLD promovonin veten e tyre, partnerët ndërkomëtar reaguan për këtë dhe ne sigurisht vendosëm të mos promovojnë më vetveten. Edhe pas një viti nuk kanë të drejtë të promovohen, këtë kemi parashikuar me ligj. Të vijmë tek pika më e debatueshme atë që vetë Presidenti e quan antikushtetuese. Atë ligj që miratoi vetë ministri i drejtësisë Halimi, sot e kundërshtojnë. Edhe më herët nënkryetari i KLD-së është zgjedhur nga 3 anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi në KLD. Pra nuk ka asgjë antikushtetuese. Pikërisht kërtë gjë në e kemi bërë me ligj”, sqaroi Naço.
Më tej, Naço shtoi se në datë 6 tetor do të zhvillohet një konferencë gjithëpërfshirëse për reformën në sistemin gjyqësor.
Për sa i përket tre emrave të emëruar nga Kuvendi, një prej të cilëve do zgjidhet nënkryetar i KLD-së, ministri shtoi se “Do kërkojmë që emrat që të vijnë nga parlamenti të jenë gjithëpërfshirës, me integritet të lartë”
Në ndërhyrjen e saj gazetarja Klodiana Lala tha se kjo mënyrë edhe pse e përdorur më herët, shkel kompetencat e Presidentit, nga ana tjetër po i bëhet një padrejtësi edhe KLD-së.
Ndërsa në lidhje me kërkesën për shkarkimin e nënkryetarit aktual të KLD-së, Elvis Cefa, ministri shtoi se i ka bërë prezent shkeljet e tij, ndërsa veçoi rastet e mos emërimit prej 2 vitedh të studentëve të magjistraturës si dhe mos emërimin në detyrë të ish-kryeprokurores Ina Rama.
“Nëse ka shkelje ligjore ai organ që e zgjedh ka për detyrë të kërkojë llogari. Unë si ministër i kam bërë prezent shkeljet e Cefës, në kërkesën e paraqitur për komisionin hetimor janë shqetësime të miat dhe të anëtarëve të tjerë të KLD. Betohen që do ngrenë sistem më të mirë gjyqësor dhe lanë 2 vjet studentët e magjistraturës pa emëruar. Shkolla e magjistraturës është ndër më të mirët që kemi pasur, shumica kanë kaluar në sistem, ne donim një frymë tjetër në gjyqësor, ata nuk e futën kërkesën time në rendin e ditës. Propozimi tjetër kishte të bënte me emërimin në detyrë të Ina Ramës ka të drejtë të jetë në Prokurori të Përgjithshme si Prokurore ose një detyrë të barazvlefshme me atë që ka qenë më herët. Ata si Repart Ushtarak e rrëzuan këtë kërkesë. Unë mund të them me dhjetëra raste të shkeljes së këtyre 2 anëtarëve. Rasti i gjykatës së Apelit ku konkurruan 61 kandidatë dhe fitoi një nga inspektorët e KLD. Mu duk se vendimi ishte marrë diku tjetër”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: