MaqedoniaRajoni

Gruevski kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve

Vetëm pak çaste më parë protestës para Gjykatës penale iu bashkëngjit edhe kreu i VMRO-DPMNEsë, Nikolla Gruevski. Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së i janë përgjigjur thirrjes së kësaj partie për të dalë të protestuar kundër arrestimit të 36 personave që akuzohen lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit.Protestuesit kanë filluar të tubohen para Gjykatës Penale. Për momentin numri i protestuesve është shumë i vogël. nga ana tjetër janë mobilizuar edhe forcat e rendit.

Lidhur me ndalimin e sotme të ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, disa deputetëve dhe funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në konferencë për media akuzoi se pushteti aktual po i lë të lirë kriminelët e vërtet dhe po arreston ata të cilët kundërshtuan Platformën e Tiranës.

Gruevski kërkon ndërprerjen e këtij procesi. Kërkon lirimin e të gjithë personave që janë të ndjekur nga ky pushtet. Gruevski njoftoi se menjëherë pas konferencës do ti bashkëngjitet protestuesve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button