Rajoni

Ivica Daçiqi frustrohet që Ramush Haradinaj e shpalli ditë pushimi 28 Nëntorin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Haradinaj për të shpallur për 28 Nëntor ditë pushimi në Kosovë. Por, Daçiqi ka thënë se Haradinaj e ka shpallur festë zyrtare Ditën e Flamurit, e në fakt Haradinaj ka marrë vendim që këtë ditë vetëm të mos punohet.

Ministri i Jashtëm i Serbisë madje ka thënë se Serbia do të marrë masa ndaj kësaj, duke thënë se Republika Srpska, ditën e pavarësisë së Serbisë, do ta shpallë festë.

“Haradinaj e shpalli ditë feste 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit të Shqipërisë. Kjo i bie që vitin e ardhshëm Republika Srpska do ta shpallë festë Ditën e Republikës së Serbisë. Askush nuk tha asgjë rreth kësaj, pra ne do ta bëjmë këtë e jo veç të rrimë e të mos bëjmë asgjë”, ka thënë ai.

Ndërsa 4 ditë më parë nëpërmjet një njoftimi Haradinaj “duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, ka vendosur që 28 Nëntorin, si ditë e shqiptarëve, ta shpallë ditë pushimi”.

“Kryeministri Haradinaj e shpall ditë pushimi 28 Nëntorin që njihet tradicionalisht si “Dita e Flamurit”, për t’i respektuar vlerat historike dhe kulturore si dhe traditat e mira familjare e shoqërore”, thuhej në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button