Politika

Meta: 2018-ta do të kurorëzojë hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE

Pritje shtetërore me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka organizuar mbrëmjen e 28 nëntorit një pritje shtetërore në Pallatin e Brigadave me rastin e 105-vjetorit festës kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në ceremoni, ku Presidenti Ilir Meta shoqërohej nga vajza e tij si zonjë e parë, merrnin pjese edhe kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruci, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zonja e tij Linda Rama si dhe personalitete të larta të politikës, qeverisë, përfaqësues të politikës së Kosovës, përfaqësues të mediave dhe trupit diplomatik te akredituar ne vendin tone.

Në fjalën e tij Presidenti Meta u shpreh se në historinë e kombit shqiptar, data e 28 nëntorit është kryefesta më përbashkuese. “28 nëntori shtrihet në një hark pesëshekullor që lidhet me ngjarje madhore të historisë tonë si, çlirimi i Krujës nga Skënderbeu në vitin 1443 dhe shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar në Vlorë nga Ismail Qemali në vitin 1912”, tha Meta.

Meta vleresoi lart heroin tonë kombëtar Skenderbeun dhe Ismail Qemalin, si dy kolose të ndritur të formëzimit të shtetit shqiptarë. “Heroi kombëtar Skenderbe dhe themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, ndërtuan urën 500- vjecare që e nxorri kombin shqiptar nga mesjeta e errët dhe e vendosi atë në panteonin e popujve më të vjetër të kontinentit europian. Dita e madhe e shpalljes së pavarësisë hodhi rrenjët dhe u formëzua në vitet e ndritura rë rilindjes tonë kombëtare, e cila rreth figures së Skëndërbeut ndërtoj forcën e pavdekësisë rreth identitetit kombëtar dhe luftës se popullit tonë për liri dhe pavarësi. Kjo dite e lavdishme u formëzua fale patriotëve  të Lidhjes së Prozrenit dhe atdhetarëve që u mblodhen në Kongresin e Manastirit. Heroin tonë kombëtar dhe themeluesin e shtetit Ismail Qemalin i bashkoi qëllimi i njëjtë atdhetar për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së vendit, pasi idealet atdhetare të lirisë dhe pavarësisë kanë qenë dhe mbeten ylli pollar i ndërgjegjes së popullit shqiptarë. Keta dy kolose të historise tonë na mësojnë se pa ideale të larta atdhetare nuk ka qëllime të ndritura dhe pa qëllime të ndritura nuk ka vepra të mëdha në dobi të kombit”, tha Presidenti Meta.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Ismail Qemali janë farkëtuesit e unitetit politik mbarëshqiptar. Këto dy personalitete të mëdha më shumë se kushdo tjetër kuptuan se ndasitë përcarëse mes shqiptarëve përbejnë rrezikun e kërcënimit më të madh dhe se fuqia e vërtetë e shqiptarëve qëndron vetëm te bashkimi i tyre”, theksoi Meta.

Më tej, Meta shtoi se “Fitoret e arritura nga këto dy kolose të kombit kanë lënë mesimin se pa unitet politik dhe gjithëpërshirës, gjithëshqiptar, nuk mund të projektohen zhvillime madhore dhe atdhetare  dhe nuk mund të përballen sfidat e cdo kohe dhe çdo natyre”. “Skendërbeu dhe Ismail Qemali na kanë lënë mesazhin e patjetërsueshëm se identiteti kombëtar shqiptar është një dhe i pandashëm nga vlerat e qyteterimit erupian. Vepra e tyre na mëson se çdo gjë i lidh shqiptarët me Europën dhe asnjë gjë nuk i ndan prej saj. Skenderbeu dhe Ismail Qemali, lartësuan imazhin e Shqipërisë në botë”, tha ai.

Presidenti Ilir  Meta kujtoi me nderim 29 nëntorin e luftës së shqiptarëve kundër nazi-fashizmit.  “Krahas 28 nëntorit, datës së pavarësisë, sot ne kujtojmë edhe 29 nëntorin 1944, datën e clirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist. Me këtë datë historike ne krenohemi me renditjen e popullit shqiptarë përkrah aleancës antifashiste boterorë, si dhe përkulemi me mirënjohje të vecantë për dëshmorët dhe heronjte që dhanë jetën e tyre për clirimin e Shqipërisë. Vepra e tyre shërbeu si simbol i bashkimit të shqiptarëve për liri dhe frymzim për kthimin tone krah aleatëve të mëdhenjë, SHBA dhe BE”, tha Meta.

Gjithashtu, presidenti Meta përcolli mesazhin e bashkimit të shqiptarëve dhe të reflektimit për të mësuar nga historia dhe ndërtuar të ardhmen europiane. “Këto momente kulmore na shërbejnë për reflektimin e energjive të mëdha mbarëshqiptare për ruajtjen e lirisë dhe pavarësisë, për konsolidiin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit, forcimin e qeverisjes, forcimin e institucioneve, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe anetarësimin në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, ne riafirmojmë vullnetin për promovimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon dhe bashkëpunimin e palëkundur me aleatët tanë në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit ndërkombëtarë”.

Meta theksoi se “Ne besojmë  dhe do të punojmë që vitin 2018  të kororezojmë përpjekjen tonë për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anetarësim në Bashkim Europian, qe njëkohësisht edhe të garantojme të drejtën legjitime të qytetarëve të Kosovës qe të lëvizin të lirë në hapsirën Shengen si të gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit Perendimor”.

“Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Slënderbeut do t’i shërbejë para së gjithave rinisë shqiptarë për të forcuar ndjenjat e atdhetarizmit, frymën e besimit dhe të shpresave të mëdha se atdheu i Skënderbeut dhe i Ismail Qemalit është më i bukuri në botë. Një vend i bekuar ku do të ralizohen endërrat dhe dëshirat e tyra. Gëzuar 105 vjetorin e pavarësisë”, tha në përfundim Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button