Kosova

Ministri serb i Tregtisë: Kosova pritet ta heqë taksën e miellit të importuar

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiq, ka deklaruar sot se ka paralajmërime që vendimi i Kosovës për importimin e miellit nga Serbia do të suspendohet.

Lajiq ka thënë për gazetarët në Beograd se Serbia duhet të përforcojë kundërmasa derisa ky vendim të mos hiqet.

“Kemi disa paralajmërime se taksa do të hiqet, nuk na është thënë se kur, por është krejtësisht e sigurt se ne nuk jemi ithtarë të farë luftërash doganore dhe as të kundërmasave. Jemi ithtarë të heqjes së barrierave dhe për qarkullim të lirë të mallit”, citon “Politika” e Beogradit të ketë thënë Ljajiq.

Ai ka sqaruar se dëm për shkak të taksës kanë eksportuesit serbë e bëhet fjalë për rreth 30 mullinj që kanë eksportuar miell e kanë plasuar mallra.
Ai ka shtuar se humbësit më të mëdhenj janë konsumatorët në Kosovë pasi atje çmimi i miellit tash është më i lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button