Rajoni

Në Serbi filloi ndërtimi i hekurudhës së financuar nga Kina

Në Serbi dje ka filluar puna për ndërtimin e linjës hekurudhore të financuar nga Kina, që është pjesë e rrjetit kinez të së ashtuquajturës “rrugë të re të mëndafshit” dhe pjesë e premtimeve për zgjerimin e ndikimit të Kinës në Evropë, 16+1.

Projekti është lansuar në periferi të Beogradit, në stacionin e trenit Zemun, ndërsa  kryeministri i Kinës, Li Keqiang, në Budapest të Hungarisë, është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në Samitin e 16 vendeve të Evropës qendrore dhe lindore.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić tha se: “Nuk pres probleme me Komisionin Evropian për shkak të një klauzole konkurrence”. Kam thënë dje se nuk pres ndonjë problem. Është krejtësisht normale për mua që Komisioni Europian, i cili me të vërtetë ka dispozita shumë strikte lidhur me konkurrencën, e ka këtë projekt nën xhamin zmadhues. Këtë mëngjes biseduam për atë me kryeministrin hungarez Viktor Orban, dhe ai nuk pret ndonjë problem. Çdo gjë është në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret e BE-së, prandaj nuk presim ndonjë problem, veçanërisht sa i përket nesh “, tha Brnabiç.

Projekti trepalësh i modernizimit të hekurudhës Beograd-Budapest, projekti i parë ndër-kufitare në kuadër të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Lindore, e cila është zbatuar bashkërisht nga Serbia, Hungaria dhe Kina Qendrore.

Serbia i ka huazuar 297.6 milionë dollarë amerikanë nga Banka kineze, Exim, në muajin maj, për modernizimin e hekurudhës ndërmjet Beogradit dhe Budapestit.

Seksioni i parë ku janë nisur punimet është Qendra e Beogradit-Stara Pazova.  Projekti parashikon rikonstruksionin e plotë dhe ndërtimit të modernizimit dhe të infrastrukturës elektrike me rritjen e shpejtësisë në Qendrën e Beogradit seksionin – Batajnicës në 120 km /orë, nga Batajnica në Stara Pazova në 200 km/orë. Seksioni nga Beogradi në Stara Pazova është 34.5 kilometra e gjatë. Punimet në këtë seksion do të kryhen nga “China Railways Inrternational” dhe “China Communications Construction Company”

Kjo linjë hekurudhore që mundëson shpejtësi të madhe të trenave, ndërmjet Beogradit e Budapestit, pritet të kushtojë 3.8 miliardë dollarë dhe planifikohet që të shndërrohet në rrugën kryesore transportuese për mallrat kineze, të cilat aktualisht arrijnë nëpër det në një port të Greqisë dhe vazhdojnë për në pjesët e tjera të Evropës.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button