Rajoni

Si e futi helmin në Hagë gjenerali i dënuar për krime lufte?

Autoritetet holandeze tashmë  kanë filluar hetimet për të gjetur se si është futur helmi me të cilin Slobodan Parljak, gjenerali kroat i Bosnjës, kreu vetëvrasje derisa po i komunikohej dënimi për krime lufte në Bosnjë.

Ndërkohë, avokati i njohur në Gjykatën e  Hagës, Goran Mikuliçiç, deklaroi se një shishe e vogël me helm mund të futet lehtë në sallën e gjykatës, Ai tha se edhe pse ekzistojnë kontrollet gjatë  hyrjes në gjykatë, por nuk janë  aq të detajuara sa që të zbulohet edhe shishe e vogël, shkruan index.hr.

“Nuk ka ndonjë kontroll të të gjithë trupit, sidomos kur nuk ka ndonjë indikacion për diçka të tillë. Praljak, për shembull, pa probleme mund ta kishte fshehur shishen në këpucë, ”, ka thënë Mikuliçiç.

Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Praljak është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button