Kosova

Ministri i FSK’së: Jemi duke bërë përpjekje për t’i bindur serbët rreth ushtrisë

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, thotë se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme me Listën Serbe që ta kenë mbështetjen e tyre për Ushtrinë. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me ministrin britanik Hon Mark Lancaster.

Ministri Berisha, më tej tha se e ka njoftuar ministrin britanik me objektivat e tij dhe të Ministrisë, me fokus të veçantë u bisedua  rreth procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Për transformimin, kërkuam mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar në këtë drejtim, sepse ne mendojmë që transformimi i Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës do të rrumbullakësonte shtetësinë tonë” tha ai.

Tutje, Rrustemi tha se ministrin britanik e njoftuan se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që transformimi të ndodhë me ndryshime kushtetuese.

“..për shkak se edhe votimi i ndryshimit në Parlament do të jetë më i lehtë nëse komuniteti jo-shumicë, në këtë rast deputetët e komunitetit serb do ta votojnë ndryshimin kushtetues, por edhe rruga drejt integrimit në NATO do të jetë shumë më e lehtë për Forcën e Sigurisë dhe Republikën e Kosovës”, përfundoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button