Bota

Obama në Pekin, takon presidentin Xi, zhvillimi i Kinës është për t’u admiruar

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pekin me ish-presidentin amerikan, Barak Obama.

Xi vlerësoi lart kontributin e ish-homologut të tij amerikan gjatë mandatit të tij në nxitjen e zhvillimit t e marrëdhënieve kino-amerikane.

Ai nënvizoi se Kina dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtat interesa në mbrojtjen e paqes dhe të stabilitetit të botës dhe kanë përgjegjësi të rëndësishme.

“Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i shëndetshëm i marrëdhënieve dypalëshe përputhet me interesat e dy palëve dhe të vendeve të tjera. Kina është e gatshme të punojë me SHBA-në për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe”.

Nga ana e tij, ish-presidenti Obama tha se zhvillimi i Kinës është për t’u admiruar, ndërsa theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive përputhet me interesat e dy popujve. Ai u shpreh i gatshëm të vazhdojë të luajë një rol aktiv për thellimin e bashkëpunimit SHBA-Kinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button