Ekonomia

Kompani nga Dubai të interesuara për portin e Durrësit dhe Shëngjinit

dubaiMinistri i Transportiti dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti në një takim Sultan Ahmed bin Sulayem, presidenti i kompanise “DP World” nga shtetit i Dubait si dhe delegacion që e shoqëronte. Ministri dhe perfaqësuesit nga Dubai diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në sektorin e transportit detar.
Ministri Haxhinasto vlerësoi mardhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve si dhe bëri një prezantim të projekteve kryesore në sektorin e transportit dhe infrastruktures ku përmendi Korridorin e VIII, sektorin hekurudhor dhe atë portual.
Ai iu përgjigj interesit të Autoritetit Portual të Dubait, një nga portet më të mëdhej në botë, për zhvillimin e Portit të Durrësit si port me potenciale të medha. Delegacioni nga Dubai gjatë qëndrimit dy ditor në vendin tonë do të vizitojë nga afër Portin e Durrësit dhe të Shëngjinit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button