MaqedoniaRajoni

Zaev, Gruevski dhe Ahmeti në takim tek Ivanovi

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti mbrëmë mbajtën takim në Kabinetin e shefit të shtetit në të cilin u këmbyen mendime për ndodhitë aktuale në Maqedoni.

Siç njoftoi Kabineti i presidentit Ivanov, është biseduar për zgjidhjet për dalje “nga gjendja momentale e tensionimit në shtet, e cila shkakton shqetësim tek qytetarët”.

“Bashkëbiseduesit u dakorduan se është e domosdoshme që të gjithë faktorët në shoqëri të orientohen drejt ndërtimit të konsenzusit për dialog kombëtar, në funksion të qetësimit dhe normalizimit të proceseve politike, si bazë për vazhdim të prioriteteve reformuese të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Kabineti i shefit të shtetit njofton edhe se “për çështjet të cilat shkaktuan interes në këtë takim, bisedimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button