Politika

Rama, vizitë “surprizë” në Kamëz; Krah për krah me Mziun

Ka qenë ora 22:30 e mbrëmjes së të premtes teksa kryeminsitri Rama ka transmetuar LIVE inspektimin e tij në Bashkinë Kamëz.

Nën shoqërine e ministres së Mbrojtjes dhe Prefektes së Qarkut Tiranë, Rama është takuar me kryebashkiakun Xhelal Mziu. Ky i fundit i ka raportuar kryeministrit mbi gjendje ndërsa nuk ka shkëmbyer asnjë replikë. Më herët, Kamzën e ka vizituar Lulzim Basha.

JavaNews raportoi sot për një “marrëveshje të heshtur” Rama-Basha, sëpaku për hir të përmbytjeve.

Kjo, pasi ditën e sotme kryeministri falenderoi Bashën për mirëkuptimin e shtyrjes së seancës së djeshme në Kuvend për shkak të gjendjes emergjente. Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike tha sot se banorët e Kamzës duhet të bashkëpunojnë me Emergjencat Civile.

“Vazhdon puna pa orar e as ndalesë për të lehtësuar peshën e familjeve të prekura dhe për të përballuar një natë të vështirë posaçërisht në jug të vendit, ndërkohë që edhe në pikat kritike të Tiranës, si këtu në Kamëz, po punohet non stop në bashkëpunim të ngushtë pa dallime partiake për të bërë më të mirën e mundshme. Ndjesë dhe sigurisht mirënjohje për bashkëpunimin e banorëve që kanë qenë apo do të jenë të detyruar të levizin nga shtëpitë e tyre” – shkruan Rama sonte në Facebook teksa transmeton LIVE takimin me Mziun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button