Politika

“JAVA” në RTSH: Ja pse përmbytet Shqipëria; Lorenc Vangjeli: Qeveritë shqiptare me sindromën e studentit

Emisioni “JAVA” në RTSH ka pasur pjesën e parë të tij si temë diskutimi përmbytjet në vend.

Moti i keq dhe rreziku nga reshjet janë komentuar sot pasdite në “Java” nga analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.

“Njerëzit nuk e kanë kulturën që të besojnë informacionin që u jepet. Nuk duhet të bëhen viktima për gjëra që mund t’i shmangin, siç është edhe dalja në rrugë” – tha Zogaj duke theksuar se gabimi është i të gjitha qeverive duke mos investuar në kanalizime dhe diga.

Ndërkohë sipas Vangjelit, njerëzit janë sjellë në mënyrë barbare me natyrën duke ndërtuar mbi tokë buke apo duke prerë pyjet.

“Ky është momentin që natyra hakmerret. Sidomos duke nisur nga viti 2010, është momentin që lumi kërkon pronën e tij dhe mali kërkon pyjet. Njerëzit po ndëshkohen për këtë gjë. Kjo është sindroma e studentit të qeverive shqiptare. Njësoj si studenti që kujtohet një orë para provimit, ashtu edhe qeveritë kujtohen për përmbytjet kur vjen dimri apo për thatësirën kur vjen vera” – tha Lorenc Vangjeli në “JAVA”.


Ndërkohë që në pjesën e dytë, emisioni “JAVA” ka pasur në fokus 28 Nëntorin dhe zhvillimin e Shqipërisë ndër vite.

Të ftuar në studio kanë qenë historianët Nevila Nika dhe Dritan Hoti. A i ka arritur Shqipëria pritshmëritë e saj në 2105 vite? Zonja Nika tha se kur u emërua në krye të Arkivave pa që historia e Shqipërisë ishte krej ndryshe nga ajo që kishte mësuar në shkollë.

“Të gjithë kemi dritëhijet tona. Nuk mund të jemi përditë të shkëlqyer” – tha Nika duke marrë si shembull Revolucionin e Qershorit dhe figurën e Fan Nolit.

Nga ana tjetër, historiani Dritan Hoti tha se pas luftës së Krimësë Rusia u përqendrua në Ballkan dhe si rrjedhojë çështja lindore ishte ngrirë.

“Popullsitë sllave të cilat po emancipoheshin kërkuan të krijonin një lidhje me Perandorinë Austro-Hungareze. Ata piketuan popullsinë shqiptare me një sfond strategjik” – tha Hoti. Sipas tij rezultati ishte Shqipëria e dalë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër.

Duke bërë një përmbledhje për “miqtë dhe armiqtë” e Shqipërisë në këto 105 vite, historiani Dritan Hoti tha se diplomacitë e shteteve janë diktuar nga interesat.

“Rusia ka qenë tradicionalja që ka kërkuar dhe ka vepruar për një Shëqipëri sa më të vogël. Gjithashtu shtetet fqinje që kanë dashur copëtimin dhe marrjen e territoreve. Franca gjithashtu që ishte më pranë strategjisë së Serbisë…” – tha Hoti në emisionin televiziv “JAVA”.


“Dollarë në këmbim të influencës”. Kjo ka qenë pjesë e tretë e emisionit “JAVA” në RTSH teksa është komentuar lajmi për pagesën 1 milionë dollarëshe të PD-së për lobim në SHBA.

Publicisti Preç Zogaj tha se vendi u përmbyt me skandale drogë këto ditë dhe lajmi i Partisë Demokratike ka dalë për të krijuar një barazi.

“Unë nuk besoj se skandalet janë të njëjta. Por unë them që PD duhet të mbajë përgjegjësi qoftë edhe ligjore dhe të bëjë transparencë” – tha Zogaj.

Ai u shpreh se personalisht është kundër këtyre lobingjeve. “Nuk ka arsye pse partitë në Shqipëri të paguajnë para për këto gjëra” – u shpreh Zogaj në “JAVA” teksa tha se kjo është një qasje e gabuar.

Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli tha se 1 milionë dollarë janë shumë për një parti që mbahet nga pagesat e anëtarësisë dhe fondi që i jep shtetit. Në ekonominë informale, tha Vangjeli, këto para janë të lehta për t’u gjetur.

“Nëse këto para do të ishin në xhepin e një skafisti është tjetër gjë. Por nëse këto para gjenden në xhepin e një partie, atëherë kemi të bëjmë me një skandal” – tha Vangjeli në “JAVA”.

Për gazetarin Artan Hoxha pritet një “dimër i nxehtë”.

“Për mendimin tim është një skandal që është publikuar nga një media, që mbështetet nga partnerët tanë strategjikë. Siç është BIRN. Unë nuk dyshoj se BIRN është bërë pjesë e një loje politike. I njëjti gazetar ka shkruar edhe për fondet e lobingut të LSI, sikurse edhe për fotografinë e Ramës me Obamën” – tha Aran Hoxha.

Në “JAVA”, gazetari investigativ u shpreh se ka gjurmë nga janë nisur paratë dhe ku kanë shkuar.

“Që të shkosh të paguash këto shuma të mëdha, siç janë 825 mijë dollarë, atëherë ky është objektivi i një hetimi konkret.

Hoxha tha se bëhet fjalë për një shtetas turk që ka qenë shok klase me Bashën. Sipas tij, Kamil Ekim Alptekin quhet shtetasi që ka financuar lobingun e Bashës.

Në “JAVA”, Artan Hoxha tha se këto para kanë dalë nga biznesi i lojërave të fatit, të cilat kanë lobuar në të dy krahët e politikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button