Home / Kronika / Dëmshpërblim të dëmtuarve nga përmbytjet

Dëmshpërblim të dëmtuarve nga përmbytjet

Qeveria do të bëjë vlerësimin transparent  për dëmet e përmbytjeve që kanë prekur sektorin rural dhe do të shohë mundësinë e mbështetjes për këtë sektor.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, që gjendet në terren me banorët e fshatit Kafaraj, njësia administrative Frakull në Fier, zonë ku është dëmtuar një sipërfaqe e konsiderueshme me sera nga përmbytjet, u shpreh se, po punohet në kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet.

“Do të marrim përgjegjësitë tona brenda mundësive. Do të bëhen vlerësime transparente sa janë dëmet dhe mundësitë për t’ju mbështetur. Nëse dëmtoheni ju, dëmtohemi ne, sepse së bashku jemi një familje e madhe”, tha Peleshi.

Ministri theksoi se, me mundësinë tona dhe me mundësitë e tjera nga partneret tanë të BE-së, për vepra parandaluese ndaj përmbytjeve dhe për dëmshpërblimin e të prekurve nga këto situata, ne do të bëjmë punën e detyrën tonë, që të ngremë sa më shumë fonde për të qenë pranë jush. “Nuk do të lëmë njeri pa mbështetur në këtë situatë”, tha Peleshi.

Puna që është bërë këto dy- tre vjet për kanalet e kullimit është e pakrahasueshme, ndërsa vuri në dukje siç tha ai, “nuk kemi arritur të rehabilitojmë të gjithë kanalet kulluese apo të bëjmë të gjithë skemat ujitëse por është bërë një pune më e madhe dhe akoma më e madhe do vazhdojë të behet”.

Kreu i Bujqësisë shpjegoj,se masat që ndërmorri qeveria për t’i paraprirë situatës së përmbytje kanë dhënë efekt në minimizimin e dëmeve dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore.

“Kemi dhënë 60 eskavatorë edhe Bashkia e Fierit ka bërë një punë shumë të mirë. Sot që flasim kjo përmbytje nuk ka lidhje me punën e kanalave. Kjo është situatë e jashtëzakonshme, ka dalë Vjosa, ka dalë Shkumbini nga shtrati dhe është e pashmangshme. Edhe në vendet e zhvilluara do të ishte kjo situatë”, tha ai.

Ky është një problem i përbashkët, nuk është vetëm çështja juaj , është edhe problemi jonë”, tha Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.