Home / Politika / Novoselë, më pak dëme se në 2015 falë investimeve dhe punës në terren

Novoselë, më pak dëme se në 2015 falë investimeve dhe punës në terren

Në Novoselë të Vlorës edhe pse intensiteti i reshjeve është më i dendur këtë vit në krahasim me 2015, situata është shumë e ndryshme, ka më pak familje të evakuuara më pak shtëpi të dëmtuara dhe asnjë kokë bagëti e humbur.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot situatën në këtë zonë ku theksoi se, investimet në argjinaturën e lumit, furnizimi me dy linja i hidrovorëve si dhe puna e mirëorganizuar me forca të pesëfishuara në terren, dhanë një aftësi mbrojtëse shumë më të madhe krahasuar me 2015!

Kreu i qeverisë shprehur respekt për të gjithë punonjësit e shtetit që janë të angazhuar ditë-natë pranë familjeve të prekura nga moti i tërbuar.

Kryeministri theksoi se ka shuëm rëndësi të rindërtojmë të gjithë atë rrjet që kemi nisur të rindërtojmë dhe në funskion të këtyre momenteve të vështira.

Tjetra që është themelore, nënvizoi kryeministri, është që investimet që ka bërë Ministria e Energjisë së bashku me OSHE për linjat e dyta për hidrovoret na kanë dhënë një dorë shumë të madhe.

Po ashtu Rama vlerësoi punën e prefektëve të ardhur nga rangjet më të larta të ushtrisë që kanë qenë një vlerë e shtuar në këtë betejë. “Sepse që në mbledhjen e parë kemi diskutuar për përballimin e situatës së parë të emergjencave”, tha Rama, i cili vlerësoi edhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për të cilën theksoi se ka 48 orë pa gjumë.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shpreh se, “deri para pak orësh uji kalonte mbi nivelin e urës tani është në njëfarë mënyrë qetësuar. Ka më pak prurje pavarësisht se pritet të ketë tepër në orët në vazhdim sipas informacioneve që kemi. Gjithsesi situata e nivelit të ujit është duke rënë”.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj theksoi se, nga pikëpamja e dëmeve nga vitet e kaluara kemi pasur deri tani rreth 86 familje. Puna që u bë vitin e shkuar nga qeveria dhe PNUD kanë dhënë rezultatet e saja. Nga 7 mijë hektarë vitin e shkuar këtë viti jemi 1600 hektarë, por jo me dëme të mëdha si në vitet e shkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.