Kronika

OSHEE riparon shumicën e dëmeve

Situata e energjisë në të gjithë vendin po i rikthehet normalitetit.

Ministri i Energjise dhe Infrastruktures, Damian Gjiknuri, ka bërë të ditur se falë punës intensive në terren nga punonjësit e OSHE-së, është mundësuar eleminimi  i pjesës më të madhe të defekteve në rrjetin elektrik shkaktuar nga reshjet e shiut.

Sipas të dhënave të orës 19:00, kanë mbetur vetëm 16 fidera pa energji në rang vendi.

“Defektet janë në fidera që furnizojnë me energji elektrike zona rurale dhe zona rurale të thella, ku linjat janë ajrore dhe nën goditjet e reshjeve te shirave, çka sjell vështirësi në riparim. Aktualisht, punonjësit e kompanisë së OSHEE-së ndodhen në terren në gadishmëri të plotë për eliminimin e defekteve në disa prej fshatrave të Vlorës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit”, ka bërë të ditur Gjiknuri.

Sipas ministrit, të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë dhe hidrovoret vazhdojnë të jenë në punë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button