Kronika

Ambasadori Lu në Qendrën e Bashkuar Operacionale, vlerëson FA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka vizituar sot sallën operative në Qendrën e Bashkuar Operacionale (QBO) të Forcave të Armatosura ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të Forcave të Armatosura dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit.

Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash. Gjata natës puna për menaxhimin e situatës në këtë sallë u inspektua nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button