Sporti

Fitore mes tensionit, Skënderbeu mposht Kukësin

Tre gola, një karton i kuq dhe shumë tension. Në Korçë pati gjithçka, por në fund ai që u largua me tre pikë nga fusha ishte Skënderbeu.

Taku shënoi për vendasti në minutën e 36-të të takimit, por Guri barazoi gjithçka 2 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt për pjesën e parë.

Në të dytën, James shënoi golin që bëri diferencën, ndërkohë që dy minuta më vonë, Vangjeli merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën e lojës.

Kukësi kërkon të shfrytëzojë avantazhin numerik, por Skënderbeu mbyllet mirë pas. Kjo shkakton nervozizëm tek miqtë, sidomos në minutat e fundit.

Në fund, nuk ka ndryshim rezultati, Skënderbeu merr tri pikë me mjaft vlerë ndaj një rivali direkt për titull dhe shkëputet në kuotën e 31 pikëve, duke i bërë edhe një dhuratë të bukur Kamzës, që e sheh veten në vendin e dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button