Kronika

Hidrovoret në punë me kapacitet të plotë

Situata e rënduar në lumin Vjosë për shkak të prurjeve të shumta, do të ishte edhe më e vështirë nëse hidrovorët nuk do të punonin me kapacitet të plotë, siç po ndodh realisht.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi ka zhvilluar një inspektim mesditën e sotme edhe në hidrovorin e Darëzezës, ku po punohet me kapacitet të plotë dhe po pastrohet paralelisht nga mbetjet e akumuluara, si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Vjosë.

\Sipas Subashit, niveli i prurjeve që po vijnë nga fusha e Levanit është i konsiderueshëm, por me angazhimin, organizimin dhe bashkërendimin e strukturave shpresohet që situata të përballohet me sukses.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button