Kronika

Tragjedia e elektriçistit në Fier, ndalohen dy kolegë të tij

Policia e Fierit ka ndaluar dy kolegët e elektriçistit Sabri Vriga, i cili të enjten, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan të Roskovecit, gjatë kryerjes së punimeve është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Tafil Çepele dhe Tajar Zhupani, të dy 63-vjeçarë, janë ndaluar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sabri Vriga ishte duke riparuar një defekt teknik në fshatin Kurjan, kur ra në kontakt me energjinë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button