Home / Ekonomia / Situata në HEC-e nën kontroll, ulen prurjet e ujit në Fierzë

Situata në HEC-e nën kontroll, ulen prurjet e ujit në Fierzë

Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) po monitoron me kujdes situatën e prurjeve të ujit në Kaskadën e Drinit, në kushtet e reshjeve të vazhdueshme të shiut që kanë përshirë vendin tonë.

KESH bën të ditur se, gjatë orëve të fundit është konstatuar një rënie e sasisë së prurjeve në basenin e hidrocentralit të Fierzës.

Aktualisht, kuota e nivelit në këtë hidrocentral ka arritur në 274.66 m ndërsa prurjet janë në masën e 600 m3/s.

Në hidrocentralin e Komanit prurjet janë 250 m3/s ndërsa kuota është në 172.27 m. Ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet shënojnë 50 m3/s ndërsa kuota ka arritur në 75.10 m.

Aktualisht nuk ka shkarkime në asnjërin nga tunelet e të tre hidrocentraleve.

Situata paraqitet nën kontroll të plotë dhe Korporata Elektroenergjetike po zbaton regjimin e përcaktuar në rregulloren e plotave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: