Kosova

Papadopoulou: Do të ndëshkohet secili keqbërës në EULEX

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, e ka pranuar se misioni që drejton ka dështuar t’i menaxhojë pritjet e qytetarëve.

Ka thënë se do të duhej të ishin më të qartë rreth asaj se çka mund të arrijë Misioni Evropian për Sundim të Ligjit dhe asaj që kanë arritur. Por, sipas Papadopoulout, kjo nuk do të thotë se kanë dështuar në punën e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Fakti se ne jemi ballafaquar me problemet është dëshmi se nuk kemi dështuar”.
Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Papadopolou ka folur edhe për pretendimet e ngritura nga ish-kreu i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons. Shefja e EULEX-it ka thënë se do të ndëshkohen të gjithë ata që kanë devijuar nga rregullat e misionit.

Papadopoulou ka komentuar edhe për akuzat e PDK-së drejtuar EULEX-it, përkatësisht mundësinë që ato të jenë të ndërlidhura me Gjykatën Speciale, si dhe për të ardhmen e misionit EULEX, pasi t’i ketë përfunduar mandati në qershor të vitit të ardhshëm…

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button