Home / Bota / SHBA/ Frika nga Peniani, sisteme THAAD në bregun perëndimor

SHBA/ Frika nga Peniani, sisteme THAAD në bregun perëndimor

Agjencia amerikane e ngarkuar me mbrojtjen e vendit nga sulmet me raketa, po vëzhgon të gjithë bregun perëndimor, për të piketuar vendet ku do të vendosë mbrojtjet e reja anti raketore.

Lajmi është konfirmuar nga dy kongresmenë amerikanë, për agjencinë Reuters, ndërsa testi i fundit i Koresë së Veriut ka ngritur shqetësimet për mënyrat se si Shtetet e Bashkuara do të mbrohen nga një sulm i mundshëm.

Mbrojtja në bregun perëndimor mund të përfshijë raketa anti balistike THAAD, si ato të vendosura në Korenë e Jugut.

Ritmi i përshpejtuar i programit testues të raketave, i Koresë së Veriut, gjatë 2017-ës dhe mundësia që ushtria koreano-veriore mund të godasë SHBA-në kontinentale me një testatë bërthamore vitet e ardhshme, ka shtuar presionin mbi qeverinë amerikane për të përforcuar mbrojtjen e saj raketore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: