Bota

Trump: Flynn u shkarkua sepse gënjeu zv/presidentin dhe FBI-në

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump thotë se ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn është shkarkuar nga detyra për shkak se e ka gënjyer zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Mike Pence dhe Byronë Federale të Hetimeve (FBI), dhe se takimet e tij me rusët janë në përputhje me ligjet dhe këtu nuk ka asgjë për të fshehur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter ka shkruar: “Unë e shkarkova gjeneralin Flynn sepse i gënjeu zv/presidentit dhe FBI-në. Ai është fajtor për shkak të këtyre gënjeshtrave. Kjo është e turpshme. Sepse veprimet e tij në procesin e tranzicionit ishin në përputhje me ligjet. Këtu nuk ka asgjë për të fshehur”.

Flynn, i cili kishte pranuar se “ka gënjyer FBI-në” në hetimet ndaj Rusisë, ka thënë se është në dijeni se “ishte gabim ajo që kishte bërë”, duke dhënë fjalën se “Do të përpiqem që ta përmirësoj këtë”. Ai shprehu besimin se “vendimi për bashkëpunim është gjëja më e mirë për shtetin dhe familjen e tij”.

Në mediat amerikane thuhet se Flynn do të jetë dëshmitar kundër Trumpit, në hetimet e zhvilluara nga prokurori special Robert Mueller.

Flynn, pas dhënies së informacioneve sekrete në lidhje me takimet e tij me zyrtarët rusë, u detyrua të japë dorëheqje nga pozita e tij si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, të cilën e ushtronte për një kohë më pak se një muaj.

Ishte zbuluar se gjatë fushatës zgjedhore të Trumpit, Flynn ka gënjyer zyrtarët lidhur me përmbajtjet e takimeve të tij me ambasadorin e Rusisë në Washington, Sergey Kislyak.

Agjenti i FBI-së Peter Strzok, kundërshtar i Trumpit, u largua nga ekipi i hetimeve

Agjenti i FBI-së, Peter Strzok u largua nga ekipi i hetimit, pasi prokurori special i hetimeve, Robert Mueller zbuloi mesazhet e tij kundër Trumpit.

Më tej thuhet se Strzok, i cili ka marrë pjesë edhe në hetimet lidhur me atë se ka bërë shkrime zyrtare nga posta elektronike personale e ish Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, është shkarkuar nga pozita e tij gjatë kësaj vere.

Në anën tjetër gazeta “Washington Post” shkroi se është identifikuar që Strzok gjatë hetimeve të Clintonit ka patur marrëdhënie jashtëmartesore edhe me avokaten e FBI-të, Lisa Page.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button