Kronika

27 shkolla nuk janë gati për mësim, ja lista dhe rrethet përkatëse

Në shkallë vendi janë 27 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare ku mësimi nuk do të fillojë ditën e hënë. Ministria e Arsimit njoftoi se si rezultat i masave të marra nga Shtabet e Emergjencës në qarqe, vetëm në këto institucione nuk mund të rifillojë mësimi, pasi ende vijon puna për t’i rikthyer në kushtet e duhura.

Qarku më i prekur është Fieri me 9 shkolla dhe më pas vjen Vlora me 5 të tjera. Edhe në dy shkolla në Kukës nuk do të rinisë mësimi.

Lista:
KUKËS – 2 SHKOLLA
9-vjeçare Fshat , Grykë-Çaje
Cikël i ulët Domaj, Kolesjan, NJQV Bicaj

PUKË – 2 SHKOLLA
E Mesme e Bashkuar, Iballë, Njësia administrative Iballë, Bashkia Fushë-Arrëz
9-vjeçare Fierzë Njësia administrative Fierzë, Bashkia Fushë-Arrëz

DIBËR – 3 SHKOLLA
Shkolla 9-vjeçare “Katund i Ri”, Luzni
Shkolla vartëse “Vajmëdhej“, Muhurr
Shkolla vartëse “Tejse”, Radomirë

KRUJË – 1 SHKOLLË
Shkolla “Vesel Brama”, Kurçaj, Nikel

TIRANË  – 1 SHKOLLË DHE 1 KOPËSHT
“Gjysylkanje”, Pezë
“Bashkim Berisha” (Kopësht), Ndroq

KAMËZ – 2 SHKOLLA
“Niko Hoxha”, Valias, Bashkia Kamëz
“Dritas” , Dritas, Zall – Herr

KAVAJË – 1 SHKOLLË
Shkolla 9-vjeçare Golem, Golem

FIER – 9 SHKOLLA
Lëvizja Demokratike, Povelç
Darzezë e Re
Ferras
Xhevit Fetahu, Bishan
Boçovë
Pishë
Çerven
Shkolla e Mesme Bujqësore ‘RakipKryeziu’, Çlirim
Kashisht

VLORË – 5 SHKOLLA
Ismail Qemali Fitore, Novoselë
Kafil Malaj Bishan, Novoselë
Loni Mone Poro, Njësia Novoselë
Qeriba Derri Bashaj,Njësia Brataj, Bashkia Selenicë
Sadik Zotaj Ramice, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button