Kronika

Përfundon në kohë rekord ura e Darzezës

Ka filluar ditën e dielë, më 3 dhjejtor dhe në një kohë rekord dhe me një punë pa ndërprerje ditë dhe natë, Forcat e Armatosura kanë mundur të ndërtojnë urën në Darzezë dhe në mëngjesin e ditës së sotme, e hënë, më 4 dhjetor, ajo tashmë është gati.

Ura në fjalë u shemb nga përmbytjet, pasi zona kërcënohet nga kalimi i lumit Seman dhe Vjosa. Shembja e urës ka sjellë izolimin e banorëve të këtij fshati, pasi ura ishte një mjet i komunikimit me fshatrat e tjerë. Në dispozicion është edhe një helikopter për të bërë ndërhyrje nga ajri.

Pas prishjes së urës si rezultat i reshjeve të dendura që përfshinë të gjithë territorin e vendit ditët e fundit, vjen edhe lajmi i mirë për banorët e kësaj zone në Fier. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi deklaron se është punuar gjatë gjithë natës për ndërtimin e urës në Darzezë dhe sot ajo është pothuajse gati. Ai thotë se ka mbetur vetëm montimi i elementeve të fundit saj. Subashi falenderon Forcat e Armatosura që mundën ta realizojnë ndërtimin e urës në një kohë rekord, por dhe për punonjësit e Bashkisë që kanë vazhduar punën gjatë gjithë natës për forcimin e argjinaturës përreth fshatit. “Ura është vetëm një pjesë e vëmendjes tonë, rreziku i përmbytjes së fshatit vazhdon të ketë pjesën më të madhe të vëmendjes së gjithë strukturave që operojnë në terren. Edhe nëse Vjosa tërhiqet në shtratin e saj natyral, i gjithë uji në fushën e Ferrasit, Kashishtit, apo Çervenit do të vazhdojë të mblidhet në Darzezë, por ne do të vazhdojmë ta superojmë edhe këtë moment me sukses”, deklaron Subashi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button