Rajoni

Negociatat me Tiranën, Kotzias: Jemi në rrugën e duhur

Në një intervistë për gazetën “Ethnos” të së dielës kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka bërë një pasqyrë të gjatë të politikës së Jashtme greke ku midis të tjerash ka folur edhe për Shqipërinë dhe negociatat me Tiranën që filluan në Kretë dhe do të vazhdojnë në Tiranë.

I pyetur nëse është optimist për një zgjidhje pakete, Kotzias ka theksuar se mendon që dy palët ndodhen në rrugën e duhur për një marrëveshje që do të jetë pozitive për të dyja palët.

“Brenda historisë së përbashkët të dy popujve tanë, u krijuan ndërvarësi të shumta, linja konflikti, por edhe mundësi miqësie. Duhet të zgjidhim problemet e së kaluarës, të punojmë për të mirën sot dhe të sigurojmë një agjendë pozitive bashkëpunimi për të ardhmen. Sa i përket problemeve dhe mundësive për veprim të përbashkët, disa i interesojnë më shumë palës shqiptare dhe të tjera palës greke . Përballimi i tyre në mënyrë të përbashkët përbën atë që në teorinë e negociatave quhet zgjidhja –paketë, sepse merret në konsideratë asimetria ekzistuese e interesit për tema të ndryshme”, – ka thënë Kotzias.

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka kritikuar opozitën greke që i ka kërkuar atij para takimit me homologun Bushati, të paraqesë strategjinë e tij, duke i quajtur konservatorët mendjelehtë dhe pa përvojë, pasi asnjëherë nuk bëhen publike metodat dhe taktikat që do të ndiqen gjatë një procesi negocimi diplomatik.

I pyetur nëse ka ndonjë shenjë ndryshimi në qëndrimin e qeverisë Rama kundrejt Athinës, Kotzias thekson se në Tiranë është bërë i kuptueshëm fakti që rruga evropiane e vendit është më e rëndësishme se disa çështje të tjera. Është fakt pozitiv thekson Kotzias, që në deklaratat e fundit të Ramës, flet për zhvillimin e një marrëdhënieje strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë, çka kontribuon në zhvillimin e besimit reciprok.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button