Home / Bota / SHBA-ja dhe Koreja e Jugut fillojnë manovrat e përbashkëta ajrore, më të mëdhatë në histori

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut fillojnë manovrat e përbashkëta ajrore, më të mëdhatë në histori

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan sot manovrat e përbashkëta ajrore pesëditore,  disa ditë pas testimit të një rakete balistike nga Pheniani, e aftë për të goditur gjithë territorin amerikan.

Manovrat ushtarake, që ishin planifikuar përpara testit të raketave të javës së kaluar, përfshijnë më shumë se 230 avionë luftarakë dhe 12 000 ushtarë dhe janë manovrat më të mëdha të kryera ndonjëherë midis dy aleatëve.

Një ditë më parë, Koreja e Veriut paralajmëroi se manovrat “Vigilant  Ace” ishin një provokim.

“Mes avionëve që marrin pjesë në manovrat ushtarake janë edhe dy bombardues të tipit supersonic B-1B Lancer”,  sipas raporteve të pakonfirmuara të medias së Koresë së Jugut.

“Manovrat do të përfshijnë sulme të sakta simuluese në përgjigje të sulmeve raketore të Koresë së Veriut”, tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve Yonhap.

Leave a Reply

Your email address will not be published.