Politika

Mazhoranca nuk është tërhequr për Llallën! Balla: Pas datës 7 prokuror i përkohshëm

“Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm”. Kështu u shpreh deputeti i PS, Taulant Balla i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.

Ai tha se mandati i Adriatik Llallës, sipas përcaktimeve kushtetuese përfundon në datën 7 dhjetor 2017. Përsa kohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që do propozojë Kryeprokurorin, nuk është konstituuar, Balla tha se ligji për Prokurorinë ka parashikuar zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm nga radhët e Prokurorisë me 15 vite eksperiencë pune dhe gradë shkencore.

Mandati i z.Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-ën për të mos krijuar probleme. Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm”, tha Balla.

Z.Balla çfarë do ndodhë me mandatin e Kreprokurorit?
Ka pasur shumë spekulime ku pjesa më e madhe krijohen nga skenarë të portaleve të shumta. Ne duhet të jemi shumë të kujdeshëm në referenca, parashikime, hamendësime. Kuvendi i Shqipërisë është shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me institucionet e pavarura. Sot është data 4, në Prokurori nuk ka vakancë. Mandati i z.Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-ën për të mos krijuar probleme. Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. Në vëmendjen time, nuk është i rëndësishëm ky moment, për mua e rëndësishme është vijimi më shpejtësi i krijimit të institucioneve të pavarura të reformës në drejtësi. Janë 5 kandidatura për në KLP nga Shoqëria Civile, nga të cilat Kuvendi do zgjedhë 3 dhe më pas vetëm një do shkojë në KLP. Do kemi një Prokuror nga radhët e Prokurorisë me një periudhë të paktën 15-vjeçare dhe me gradën shkencore. Lajm i mirë është se pas 5 procesesh, i gjashti.

KLP konstituohet në muajin prill? Derisa të konstituohet, do rrijë Llla në detyrë? Apo do kemi kryeprokuror të përkohshëm?
Është Kushtetuta e cila ka përcaktuar se mandati është 5-vjeçar. Ligjvënësi dhe ligjshkruesi në atë kohë ka qenë i kujdesshëm për të parashikuar edhe situatën e vakancën e Kryeprokurorit deri në konstituimin e KLP. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm.

Do ketë seancë në datën 7?
Nuk do ketë seancë në datën 7.

Takim Rama-Basha në Bruksel?

A do të takohen Basha dhe Rama në Bruksel? Kësaj pyetje i është përgjigjur kreu i grupit paralmentarë të PS-së, Taulant Balla.

I ftuar në  “5 pyetjet nga Babaramo”, Balla u shpreh se është i nevojshëm sa më shumë dialog konstruktiv mes pozitës dhe opozitës, ndërsa shtoi se PS është e gatshme të takohet çdo ditë në Shqipëri për dialog dhe tryezë konstruktive.

‘Nga informacionet e mia, Rama zhvillon takime në nivelet më të larta të BE. Që nga Donald Tusk, Junker e drejtuesit më të lartë të BE.

Ndërsa z.Basha merr pjesë në një aktivitet politik të PPE. Sa më shumë dialog konstruktiv të ketë mes dy partive kryesore politike, dy krahëve pozitë-opozitë, aq më mirë, por t’i lëmë spekulimet. Ne si PS jemi të gatshëm të takohemi çdo ditë këtu në Shqipëri për dialog dhe tryezë konstruktive.”, tha Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button