Politika

Eureporter: “Rama në Bruksel për të nxitur negociatat e pranimit në BE

Portali i lajmeve me bazë në Bruksel, “Eureporter” i ka kushtuar një artikull të gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në kryeqendrën Europiane. Kjo media thekson se shefi i qeverisë ndodhet në Bruksel për t’i dhënë një shtysë të re fillimit formal të negociatave të pranimit me BE.

Në artikullin e “Eureporter” vihet në pah fakti që para se të largohej nga Tirana, Rama kishte pretendime se fushata negative e liderit të opozitës shqiptare kundër qeverisë mund të komplikonte bisedimet e tij me zyrtarët e lartë të Unionit.
“Që nga fillimi i këtij viti, udhëheqësi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pretenduar se Rama dhe partia e tij fshihen pas trafikantëve shqiptarë të drogës”, theksohet në shkrimin e portalit të Brukselit. Duke sjellë në vëmendje letrën që kryeministri shqiptar u dërgoi 28 liderëve qeveritarë të vendeve te BE-së, Eureporter shkruan se Basha nuk i mbështet pretendimet e tij me prova.
Duke cituar Birn, Eureporter shkruan edhe për hetimin që është hapur kundër Partisë Demokratike nga Prokuroria e Tiranës lidhur me një kontratë lobimi me kompani amerikane. Gjithashtu thekson se “lobistëve, të lidhur të gjithë me Partinë Republikane amerikane, u janë ofruar kontrata me vlerë deri në 1 milion dollarë”. “Këto para janë kaluar nëpër entitete offshore dhe nuk u regjistruan si shpenzime partiake, sipas ligjit zgjedhor të Shqipërisë”, shkruhet në artikullin e Eureporter.
Për foton e Bashës me presidentin amerikan, Donald Trump, kjo media shkruan se fondet kanë ardhur nga një biznesmen turk, mik i liderit të opozitës shqiptare, i cili implikoi ish-këshilltarin e sigurimit kombëtar të presidentit Trump, Michael Flynn.
Sipas portalit europian, lufta e brendshme politike në Tiranë mund të ndikojë negativisht në vizitën e Ramës në Bruksel, ku ai do të thotë se vendi po bën përparim në reformat e kërkuara nga BE për të filluar zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit. Gjithashtu në shkrim pasqyrohen edhe komentet e mira të zyrtarëve të lartë të BE-së lidhur me përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit.

Related Articles

Nje koment

  1. Ky soi Lulezim Basha, po sillet e vepron me keq nga armiqt dhe dashakeqesit e vendit ton. Ska dalje jasht SHqiperis qe te mos e nxi vendin Ton ky suzar.
    Basha mendon se, sa me shum ta nxi e shaj vendin ton, aq me shum kredo politike fiton. Aron i ziu se kur te tjeret shohin , qe ti e shet e sdo vendin tend, si dote duan te tjeret
    Basha , qendrimi tuaj antishqitar, na habit dhe na njgjall urejtje ndaj jush, qe kerkoni me cdo kusht te mos hapen negocjatat, nen qeverisjen e kryeministrit Rama. Haroni, qe demtoni SHqiperin dhe shqiptaret.
    Luli, luften politike behe brenda vendit dhe mos bej tellallin jasht SHqiperis, se na turperove edhe ne shqiptareve qe jetojm prej vitesh ne SHBA dhe gjetke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button