Politika

Integrimi i Shqipërisë, Mogherini: Mundësi të mira në fillim të vitit

Shqipëria, ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit.

Në ditën e dytë të vizitës në Bruksel kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini.

Rama theksoi se ishte krenar që shkonte në Bruksel me shumë rezultate sa i takon plotësimit të kushteve për integrimit të vendit drejt BE, në mënyrë që të çelen sa më shpejt negociatat.

“Është një kënaqësi si gjithmonë të vij t’ju takoj, veçanërisht në këtë moment kur ne shpresojmë në një rezultat pozitiv të të gjithë përpjekjeve të përbashkëta me fillimin e negociatave të anëtarësimit. Jam shumë krenar që kam ardhur këtu me më shumë rezultate të mira dhe jam i sigurt që do të kemi më shumë në muajt e ardhshëm”, tha Rama.

Ndërsa Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini tha se, Shqipëria, ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit

“Është kënaqësi për mua të mirëpres sërish Kryeministrin Rama në një moment veçanërisht të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Nën lidershipin e tij, Shqipëria, ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit. Një punë që ne e mbështesim dhe që duhet të vazhdojë përpara. Kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Jam e lumtur që kam përsëri këtë mundësi për të diskutuar së bashku mënyrës sesi këto hapa mund të shndërrohen në një opsion të vërtetë në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh Mogherini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button