Home / Kronika / Bullgaria dërgon ndihma të shumta për të prekurit nga përmbytjet

Bullgaria dërgon ndihma të shumta për të prekurit nga përmbytjet

Në shenjë solidariteti dhe mirënjohje qeveria bullgare ka vënë në dispozicion të familjeve të prekura nga përmbytjet e fundit mjaft ndihma financiare e ushqimore.

Sipas kryeministrit bullgar Bojko Borisov, ndihma u përgatitet për Shqipërinë, që është edhe vendi më i dëmtuar pas reshjeve intensive të shiut në Gadishullin e Ballkanit.

Sipas agjencisë bullgare të lajmeve “Novinite.com”, ndihma është afërsisht 70 000 BGN. Kjo e fundit është siguruar nga rezervat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, Ministrisë së Brendshme dhe Kryqit të Kuq Bullgar. Proсeѕі і orgnіzіmіt u drejtua nga dreјtorі і dreјtorіѕë ѕë рërgјіthѕhme “Ѕіgurіmі kundër zјarreve dhe mbroјtјa e рoрullѕіѕë”, krуekomіѕarі Nіkollaј Nіkollov.

Nga njoftimi i Ministrisë së Brendshme, ndihma e akorduar është 8 ton dhe përmban tenda, batanije, dyshekë, kuti të ndihmës së parë dhe ushqim. Transporti i tyre eshte bërë sot në orën 8:00 të mëngjezit me aeroplanin “Spartan” të Forcave të Armatosura.

Ato janë marrë dorëzim në aeroportin e Rinasit nga autoriteti i Emergjnece Ciuvile të Shqipërisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: