Kronika

Festivali i 56-te i kenges ne radiotelevizion ben publike kenget konkuruese

Bashkë me dhjetorin vjen edhe edicioni i 56-të i Këngës në RTSH, që tashmë gjendet në fazën e tij përfundimtare.
Sapo kanë përfunduar klipet prezantuese për të njëzet e dy këngët e garës muzikore më të madhe në vend, të cilat këtë vit do të jenë të aksesueshme në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar, www.rtsh.al,  si edhe në kanalin zyrtar të RTSH-së në youtube. Në këtë mënyrë publiku do të jetë i njohur me këngët përpara tri netëve të mëdha të festivalit, live nga Pallati i Kongreseve, në prag të Krishtlindjes, në datat: 21, 22, 23 dhjetor.
Njëzet e dy këngët në garë do të transmetohen jo vetëm në programet e Radio-Tiranës, por edhe në rrjetin e radiove që i janë bashkur festivalit këtë vit, si Club FM, IN Radio, City Radio, NRG Radio dhe MCN Radio.
Duke qenë se IN, CITY dhe MCN janë edhe platforma televizive muzikore, do të prezantohen aty edhe klipet e realizuara me qëllim promovimin e këngëve të këtij Festivali.
Kjo mënyrë prezantimi vlen vetëm për familjarizimin e opinionit publik me këngët dhe nuk kanë asnjë ndikim për këngën fituese të Festivalit.

Me poshte keni nje liste te plote te kengeve

https://youtu.be/KJl9UPxNcdg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button