Politika

Zgjidhje e përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, pikënisje e një Pakti Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me Prokurorin e Përgjithshëm, duke deklaruar se kemi mundësi për një zgjidhje të përbashkët per Prokurorin e Përgjithshëm si pikënisje të një Pakti Kombëtar për Europën qe duam.

Në stausin e ti social Facebook, kryeministri Rama thekson: A mund të kemi një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si pikënisje të një Pakti Kombëtar për Europën që duam?

“Shqipëria është në vigjilje të një takimi me historinë, sepse në gjashtë muajt e ardhshëm do të vendoset nëse do t’i çelim dot apo jo negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian; nëse do të ngjisim një shkallë themelore vlerësimi nderkombëtar për vendin tonë, e për rrjedhojë edhe pjekurie të re në sjelljen politike ndaj atdheut tonë të përbashkët, apo nëse do ta humbasim këtë shans historik për t’u afruar më shumë se kurrë më parë me Bashkimin Europian; nëse do të punojmë të gjithë, së bashku, për ta fituar sfidën e çeljes së negociatave, apo do ta humbasim edhe për fajin tonë, takimin me historinë… Sepse po, jemi shumë afër kësaj mundësie të shumëpritur, siç e konfirmoi së fundmi me zë e me figurë përpara opinionit publik shqiptar e europian, edhe vetë Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, deri dje i heshtur në raport me Shqipërinë. Por, gjithashtu po, kemi ende shumë për të bërë, që distancën e shkurtuar tanimë maksimalisht, ta zerojmë në këta gjashtë muaj, duke u përballur të bashkuar, centimetër për centimetër, deri me skeptikun më të fundit, në rreshtin e gjatë të vendimmarrësve europianë”, shprehet Rama.

Më tej, kryeministri shton se “Dhe nëse këtë copë rruge deri në qershorin 2018 e bëjmë të ndarë si deri më sot, me qeverinë që flet në emër të vendit e me opozitën që bën politikë të brendshme kur flet me faktorët jashtë vendit, rrezikojmë që të ngatërrohemi me këmbët tona në centimetrat e fundit dhe pastaj, eh, pastaj të detyrohemi të presim kushedi sa kohë që të na riparaqitet mundësia historike”.

Kryeministri Rama shprehet se “Nuk dua të bëj asnjë gjyq publik të qëndrimit të derisotëm të opozitës, sepse nuk e kam gjëkundi qëllimin të tregoj këtu pse ne po bëjmë gjënë e duhur për vendin, teksa opozita po bën gjënë e gabuar duke e goditur vendin në gjuhë të huaj. Dua vetëm të arsyetoj ftesën publike për opozitën që,,të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë”.

Po ashtu, Rama thekson se “Momenti kur diskutohet për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, është sipas meje, momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e nje mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkepunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Unë i di mirë besoj pikat ku opozita ndahet me ne, po besoj e di mirë edhe cdo përfaqësues i opozitës qe ka lidhje me partnerët ndërkombëtarë, se ata nuk e aprovojnë ekspozimin në gjuhë të huaj të dasisë së egër të politikës tonë të brendshme. Dhe jo vetëm nuk e aprovojnë, por ka ndër ta që e përqeshin dhe e përdorin si argument, për ngurimin e tyre të brendshmëm qe të aprovojnë çeljen e derës së negociatave për Shqipërinë”.

“Natyrisht, opozitës nuk i kërkon kush qe të heshtë, aq më pak mund të më shkojë mua në mendje diçka e tillë. Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam. Të thjeshtë, të qartë dhe serioz. Me disa hapa të përbashkët drejt çeljes së negociatave (dhe pse jo edhe përtej nëse ka mundësi në rrugën e arsyes), si shprehje e vullnetit të mirë për ta vënë Shqipërinë mbi partitë dhe axhendën e përbashkët kombëtare mbi axhendat e përveçme të politikës së ditës. Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t’i çelur negociatat për anëtarësim. Të cilat kësisoj, do të ishin një fitore e madhe e vendit në arenën ndërkombëtare. Një fitore madhe e politikës ne tërësi dhe e asnjë pale në veçanti. Një fitore e madhe e të gjithë shqiptarëve pa dallim”, shkruan Rama.

Related Articles

Comente

  1. Rama.Marveshja Rama-Meta-Berisha – LLalla eshte ne fuqi. Ju doni te sabotoni feformen dhe jeten e shqipetareve per te fshehur vjedhjet marramendese.

  2. Prokuror i pergjithshem te zgjithet nje shqipetar i vertete ,qe e ka dashur, e do,dhe do ta doje ate popull te shume vuajtur.Pse duhet te pyeten hajduterite? qe te zgjidhet nje hajdut.Europa do ta ndihmoje shqiperine ,por duhet te pastrohen hajduterite dhe kriminelet si Sali Berish dhe Adriatik Llalla.

  3. Rama.Ti kerkon marveshje me hajduterite qe te zgjedhesh nje hajdut si Llalla i cili mbuloi vjedhjet dhe krimet per me shume se 100 vjet.

  4. Pse fati i shqipetareve te varet nga kopete e hajduteve te Sali Berishes dhe Ilir Metes?Turpi shqipetar i pa matshem.

  5. Rama.Pakti tuaj me Hajduterine e sali berishes dhe ilir metes eshte nje pakt anti kombetar,akt i varrosjes te popullit shqipetar

  6. Marveshja Rqama-Meta-Berisha-Basha- Llalla per sabotimin e jetes se popullit shqipetar eshte ne fuqi.SHBA BE te jelle NATO urgjentisht ne Tirane dhe te bombardohen familjet e hajduterise shqipetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button