Home / Bota / Irlanda dhe Portugalia i bashkohen “ushtrisë europiane”

Irlanda dhe Portugalia i bashkohen “ushtrisë europiane”

Irlanda dhe Portugalia i janë bashkuar nismës franko-gjermane, që nga analistët interpretohet si një hap i madh përpara drejt krijimit të një ushtrie të përbashkët të Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë për atë që njihet si PESCO, mekanizëm që do të lejojë vendet anëtare që të zhvillojnë së bashku kapacitetet e mbrojtjes, të investojnë në projekte të përbashkëta, të rrisin gatishmërinë operative dhe kontributet për forcat e tyre të armatosura.

Irlanda, Portugalia, Danimarka dhe Malta ishin katër vendet e BE-së që ngurruan t’i bashkoheshin kësaj nisme, por duket se dy të parat kanë shfrytëzuar pikën që u lejon të përfshiheshin në këtë program në një moment të dytë.

I propozuar fillimisht në vitet 50-të dhe i refuzuar me ngulm nga Britania e Madhe, plani në fushën e mbrojtjes siguron mundësinë më të mirë në vite për t’u implementuar pas kërkesës amerikane që Europa të paguajë me shumë për sigurinë e saj.

Ministrat e Jashtëm e të Mbrojtjes morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Bruksel, duke përfaqësuar 23 vendet fillestare që lidhen marrëveshjen.

Këshilli Europian thotë se pjesëmarrja në “PESCO” nuk është rivalitet ndaj NATO-s dhe misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, përkundrazi, i përforcon ato.

Plani synon që pas 2020 fondi për këtë strukturë të përbashkët ushtarake europiane të jetë mbi 5 miliardë euro.

Liderët europianë pritet ta firmosin marrëveshjen këtë të hën. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e cilësoi ujdinë një hap historik, një gurthemeli në zhvillimet europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.