Home / Bota / Jordania, shteti i parë arab që konfirmon sulmet në Siri e Irak

Jordania, shteti i parë arab që konfirmon sulmet në Siri e Irak

jordania-shteti-i-par-euml-arab-q-euml-konfirmon-sulmet-n-euml-siri-e-irak_hdJordania ka njoftuar se të martën, forcat e saj kanë marrë pjesë në sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA, kundër militantëve të Shtetit Islamik – IS.

Kështu, Jordania, bëhet shteti i parë Arab, i cili e konfirmon participimin e saj në sulmet ajrore kundër IS.

Ndonëse, në këto sulme, janë të përfshirë edhe vende tjera si, Bahraini, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne kemi marrë pjesë në sulmet ajrore, si pjesë e fushatës kundër terrorizmit”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Mohammad Al-Momani.

Ushtria e Jordanisë, thotë se sulmet e tyre kanë shkatërruar një numër objektivësh të terroristëve në kufi me Siri dhe Irak.

Më tej, zëdhënësi Al-Momani, ka bërë të ditur se të gjithë avionët janë kthyer mirë dhe pa dëmtime, në bazën e tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: