Home / Bota / Amerika / “Shqetësuesi” i Shtëpisë së Bardhë, “kishte 800 plumba në makinë”

“Shqetësuesi” i Shtëpisë së Bardhë, “kishte 800 plumba në makinë”

ldquo-shqet-euml-suesi-rdquo-i-sht-euml-pis-euml-s-euml-bardh-euml-ldquo-kishte-800-plumba-n-euml-makin-euml-rdquo_hdNjë person i cili hyri në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, kishte me vete më shumë se 800 plumba në makinën e tij, ndërsa ishte arrestuar në muajin për shkak të një pushke dhe një harte, ku kishte shënjestruar rezidencën e presidentit amerikan, Barack Obama.

Prokurori Federal, David Mudd, pohoi të hënën se policia gjeti municione, dy sëpata dhe një hanxhar në makinën e Omar Gonzalezit, pas arrestimit të tij të premten.

Gjithashtu ishin gjetur 11 armë, duke përfshirë pushkë dhe armë të gjuajtjes në makinën e 42-vjeçarit, kur u arrestua në muajin korrik në Virxhinia.

Mudd pohoi se Gonzalezit i ishte zbuluar një hartë e qytetit të Uashingtonit brenda një Bible, ku kishte rrethuar Shtëpinë e Bardhë dhe Tempullin masonik në Aleksandri, Virginia.

Në gusht, Gonzalez u ndal, por nuk e arrestua, duke ecur përgjatë gardhit jugor të Shtëpisë së Bardhë me një sëpatë në rrip, u tha gjatë dëgjimit.

Shërbimi sekret amerikan, i cili mbron presidentin, po kryen një hetim të brendshëm se si ka mundur Gonzalez të kalojë sigurimin e rezidencës presidenciale.

Gonzalez, i cili morri pjesë në luftën e Irakut, përballet me 10 vjet burgim pasi që në mënyrë të paligjshme ka hyrë në një zonë të kufizuar, ndërsa mbante një thikë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: